Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Si pritet të ndryshojë Protokolli? Ekspertja mbretërore “zbërthen” detajet: Krishtlindja e parë pa Mbretëreshën Elizabeth do të jetë…

21:01 / November 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 637bd3801bd821
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krishtlindjet e para të familjes mbretërore pa Mbretëreshën do të jenë “më pak formale” se zakonisht dhe ata nuk do të mblidhen për të dëgjuar fjalimin e mbretit të ri.

Kështu ka pohuar Jennie Bond një eksperte mbretërore, e cila ka shtuar se gjithsesi familja mbretërore do të mblidhen bashkë për të festuar në pronën Sandringham në Norfolk

Ajo shpjegon se Krishtlindjet kanë qenë gjithmonë një festë formale në shtëpinë mbretërore ndërsa pjesëtarët e familjes përuleshin të gjithë para Madhërisë së Saj.

Ekspertja parashikon që festimet në Krishtlindjet e para të mbretit Charles do të jenë më pak formale dhe se Charles do të thyejë traditën e familjes për t’u mbledhur të gjithë në mënyrë që të shohin fjalimin e monarkut i cili transmetohet gjatë pasdites.

Në vend të kësaj, eksperti thotë se Charles do të heqë dorë nga ky ritual ‘arkaik’ dhe në vend të kësaj do të dojë që të dashurit e tij të fokusohen në rikujtimin e kohëve të tyre të lumtura me Mbretëreshën.

Për më tepër, ekspertja thotë se Mbreti ka të ngjarë të ndjekë gjurmët e nënës së tij dhe të regjistrojë paraprakisht fjalimin e tij para kohe.

“Unë jam e sigurt se ai do të regjistrojë fjalimin disa ditë më parë dhe do të ketë një reflektim mbi humbjen e Mbretëreshës Elizabeth”, tha ajo.

Familjet mbretërore ende pritet të marrin pjesë në një shërbim në Kishën e Shën Marisë Magdalene në Sandringham Estate përpara se të kthehen në shtëpi për darkën e Krishtlindjes.

Në fillim të këtij muaji, u raportua se mbreti Charles ftoi Meghan Markle dhe Princin Harry në festimet e Krishtlindjeve të familjes, pavarësisht se ata u larguan nga detyrat mbretërore pothuajse tre vjet më parë.

Megjithatë mediat angleze raportojnë se sipas burimeve, pjesëmarrja e tyre me shumë mundësi nuk do të konfirmohet.

ekspertja mbreterore protokolli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.