Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jorida Tabaku flet për “BBC”: Shqiptarët po ikin prej korrupsionit. Lindin e mbeten po të varfër

11:43 / November 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1669110265 Screenshot5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga lajmet më kryesore për mediat britanike janë shqiptarët. Media e njohur “BBC” u ka kushtuar një tjetër reportazh shqiptarëve që po largohen masivisht me gomone drejt Britanisë së Madhe. Për gazetarin britanik ka folur edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila ka argumentuar lidhur me shkaqet që po i shtyjnë shqiptarët po largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Ata besojnë se sistemi në vendin tonë nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston. Ata nuk kanë shanse ekonomike. Është shumë e vështirë të kemi mobilitet social. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon“, u shpreh Tabaku.

Ajo thekson se një ndër shkaqet kryesore është korrupsioni që ka prodhuar një sërë problemesh të tjera si mungesën e mundësive. “Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendit është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë”.

E pyetur më tej se kush janë shkaqet e tjera që detyrojnë shqiptarët të përdorin rrugët ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar, ajo theksoi se përtej mungesës së sundimit të ligjit, moszbatimit të ligjit nga policia dhe rojet kufitare në vendin tonë, një arsye është dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të fituar të drejtën e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar.

bbc jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.