Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Albana Vokshi në Vlorë: Gratë dhe vajzat në krye të protestave

16:58 / April 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vokshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Lidhjes së Gruas të PDSH-së, Albana Vokshi në një takim me gratë e Vlorës iu kërkoi atyre që të jenë më aktive dhe të dalin në krye të protestave qytetare, me synim rrëzimin e qeverisë së Ramës dhe krijimin e një të reja, e cila do krijohet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Teksa foli me gra intelektuale, të reja si dhe përfaqësuese të botës universitare, Albana Vokshi tregoi edhe motivet reale, të cilat sipas saj e detyruan PD-së të djegë mandatet e deputetëve. Ajo u shpreh se ky vendim i hoqi  fasadën e legjitimitetit  parlamentit të krimit.

“Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, vendosi që të lërë mandatet. Pra, nënjëfarë mënyre, pasi kemi provuar çdo mënyrë institucionale, çdo hapësirë që kishim brenda parlamentit, brenda institucioneve, ne vendosëm të mos ishim më fasadë. Nuk ka asnjë bisedim, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë. Kërkesa e PD është të ikë Edi Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore. Pa ikur Edi Rama nuk ka asnjë vendim, as për zgjedhje lokale. Sigurisht vetëm qeveri tranzitore pa Edi Ramën, mandati i të cilës të jetë zgjedhje të parakohshme por të sigurojë kushtet që çdo qytetar të votojë i lirë”.

Duke u ndalur në situatën e rëndë të krimit në qytetin bregdetar, Vokshi denoncoi statistikat si një bilanc lufte dhe u ndal në përgjegjësinë e strukturave  të policisë dhe prokurorisë në degradimin e situatës.

“Vetëm në muajt e fundit të 2018-s, Vlora ka patur 6 të vdekur, 11 të plagosur. 5 atentate. Ku është policia që në rastin më të mirë nuk reagon dhe në rastin më të keq është bërë palë. Jo më kot, ish-krerët e policisë, ose janë në kërkim, ose janë vrarë me atentate mafioze”. Zonja Vokshi i ftoi gratë vlonjate që të shtojnë angazhimin e tyre qytetar në protestat mbarëkombëtare për largimin e qeverisë, që është shndërruar në ortake të krimit të organizuar, pasi vetëm kështu do të kontribuonin në rritjen e sigurisë në Vlorë dhe në të gjithë vendin.

Bashkëbisedimi i zonjës Vokshi në Vlorë ishte pjesë e turit kombëtar të kryetares së LDGSH-së për riorganizimin e forumit të gruas demokrate, që synon përfshirjen në këtë organizatë partnere me PD të sa më shumë grave dhe vajzave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026

S’ka rezolutë të përbashkët për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, PD voton kundër në Strasburg: Përplasen për amendamentet e integrimit

13:56 / July 9, 2026

PD kundër integrimit dhe…SPAK/ Fino: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt BE, Brukseli ka qasje pozitive për negociatat

13:36 / July 9, 2026

Adea Pirdeni: Shqipëria gati të mbyllë tre kapituj të tjerë të negociatave me BE-në

12:48 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.