Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Angela Merkel: Nuk kisha fuqi për bisedime me Putinin para luftës në Ukrainë

16:58 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
merkel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ka dashur të organizojë bisedime mes palës evropiane dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, një vit para pushtimit të Ukrainës.

Por, ajo tha se në fund e kishte parë se nuk kishte mjaftueshëm fuqi për të ndikuar te presidenti rus, pasi që ishte në fund të mandatit të saj.

Merkel tha të enjten se ajo dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishin plan të zhvillonin bisedime me Putinin në Këshillin Evropian, në vitin 2021, që për të ishte viti i fundit si kancelare e Gjermanisë.

“Por, unë nuk kisha më fuqi t’i shtyjë përpara këto gjëra sepse, në fund të fundit, të gjithë e dinin: ajo do të largohet këtë vjeshtë”, tha ajo për median gjermane Spiegel.

Duke iu referuar vizitës së saj lamtumirëse në Moskë, në gusht të vitit 2021, Merkeli, e cila e flet rrjedhshëm rusishten, tha për Spiegel: “Ndjenja ishte shumë e qartë: ‘Sa i përket politikës së pushtetit, puna e ka pasur’. Për Putinin ka rëndësi vetëm pushteti”.

Por, ish-liderja konservatore, lidhur me largimin e saj nga politika, tha se kishte ardhur “koha për një qasje të re” për shkak të mungesës së progresit nga qeveria e saj, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në konfliktet në Moldavi, Gjeorgji, Siri dhe Libi.

Kremlini tha të enjten se Kievi mund t’iu “japë fund vuajtjeve” të popullsisë ukrainase duke i përmbushur “kërkesat” e Rusisë për zgjidhjen e konfliktit, të cilin ai e quan një operacion special ushtarak kundër nacionalistëve ukrainas. Putini nuk tregoi se cilat janë këto kërkesa.

Rusisë Vladimir Putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.