14 orë zgjati seanca plenre e së enjtes në Kuvend, dhe në mesnatë deputetët dhe ministrat votuan projektligjet dhe marrëveshjet sipas rendit të ditës. Përpos lajmit se kryeministri Edi Rama mungoi në sallë dhe nuk voti as marrëveshjen për Portin turistik të Durrësit, lajm tjetër që nuk u pa në mesnatë, është vota e deputetes së PD-së, Dhurata Çupi. Ajo është e vetmja nga opozitarët që voti buxhetin 2023, edhe pse në foltore foli kundër. /Tirana News/
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment