Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

Dëmtimi i tronditi ëndrrën e Botërorit, reagon Neymar: Ky është një nga momentet më të vështira të karrierës

22:20 / November 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
neymar.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Botërorin e vitit 2014, Neymar pa se si ëndrra e tij për të fituar Kupën e Botës u shua nga një dëmtim. Këtë herë, sulmuesi brazilian shpreson që fati t’i ketë rezervuar diçka ndryshe, pasi dëmtimi i pësuar ndaj Serbisë, do ta lërë atë jashtë të paktën për pjesën e mbetur të ndeshjeve në fazën në grupe të turneut.

Një situatë e vështirë për lojtarin i cili kërkonte të ishte protagonisti absolut dhe nuk e ka fshehur dëshpërimin e tij me një postim në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar një nga momentet më të vështira në karrierë, por duke premtuar që të bënte maksimumin që të kthehej në radhët e “seleçaos”.

“Krenaria dhe dashuria që ndjej për të veshur këtë fanellë nuk mund të shpjegohet. Nëse Zoti do të më jepte mundësinë të zgjidhja një vend për të lindur ai do të ishte Brazili.

Asgjë në jetën time nuk ka qenë e dhuruar apo e lehtë, gjithmonë më është dashur të vrapoj pas ëndrrave dhe objektivave të mi. Asnjëherë nuk i kam uruar të keqen dikujt dhe kam ndihmuar ata që kanë qenë në nevojë.

Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës time… dhe përsëri në një Botëror. Kam një dëmtim dhe është bezdisëse, do të më krijojë dhimbje por jam i sigurt se do të kem mundësinë që të kthehem, pasi do të bëj të pamundurën që të ndihmoj vendin tim, shokët e mi të skuadrës dhe veten time.

Të pres kaq kohë në mënyrë që armiku të më rrëzojë kështu? ASNJËHERË!”, shkruan Neymar në mesazhin e tij.

boterori demtimi neymar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Botërori 2026/ Gjermania, Nagelsmann dorëzon në FIFA listën paraprake të 55 lojtarëve me një surprizë në portë

22:32 / May 14, 2026

Zbulohet lista e parë e Ançelotit për Botërorin, trajneri merr vendimin për Nejmar

19:58 / May 11, 2026

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

21:40 / April 2, 2026

Botërori 2026/ Polonia rikthen baraspeshën në pjesën e dytë

22:29 / March 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.