Kylian Mbappé ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të Botërorit 2026, duke iu drejtuar tifozëve francezë me një letër të hapur, ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe zhgënjimin që Franca nuk arriti të fitonte trofeun.
Kapiteni i “Gjelave” e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me 10 gola, por Franca u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja, e cila më pas u shpall kampione e botës.
Në mesazhin e tij, sulmuesi i Real Madridit falënderoi tifozët që mbështetën ekipin gjatë gjithë rrugëtimit në Botëror, duke theksuar se suksesi ishte fryt i punës së përbashkët të lojtarëve, stafit dhe mbështetësve.
Mbappé u shpreh se, pavarësisht çmimit individual si golashënuesi më i mirë, mungesa e Kupës së Botës mbetet zhgënjimi më i madh, pasi për të arritjet kolektive kanë më shumë vlerë se ato personale.
Ai falënderoi gjithashtu trajnerin Didier Deschamps dhe stafin teknik për punën e bërë ndër vite, ndërsa theksoi se Franca do të rikthehet sërish në garë për trofe, me të njëjtin pasion dhe ambicie.
