Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tronditet opinioni publik! Logopedi dhunon 5-vjeçaren me autizëm, punonte pa licensë

22:27 / November 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
logopedi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kosovë ku logopedi Iljasa Fazliu dyshohet se ka abuzuar psikologjikisht me një vajzë 5-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, e gjithë ngjarja është zbuluar ditën e djeshme ku dhe u publikua një video ku shihet se Fazlliu keqtrajton të miturën me anë të dhunës verbale.

Video incizimi është publikuar nga Gazeta Insajderi ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar të miturën që të ndalojë së qari disa here me radhë dhe përdor një fjalor të ndyrë ndaj saj.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta qft bota nanen…ik aty… jepja bre topin qja nanen qaty… nalu ta qft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar se përveç Fazlliut ka arrestuar dhe dy persona të tjerë, familjarë të së miturës, pasi ata dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht Fazliun duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në paraburgim.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR | Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rastet e abuzimeve fizike por dhe verbale kanë qenë të shumta periudhën e fundit në Kosovë ku vetëm disa javë më parë një video tregonte dhunimin e një të moshuare në një qendër në Pejë, ku infermierja Aurona Pelaj e godiste me shpulla dhe me shkelma.

Dhune Femija logopedi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.