Spazmat e kapakëve të syrit janë shumë të zakonshme dhe në pjesën me të madhe të rasteve nuk lidhen me situata serioze.
Shkenca thotë se kjo shpesh ndodh për shkak të qëndrimit ulur pranë kompjuterit, stresit, mungesës së gjumit, apo çrregullimit nervor.
Mirëpo, popujt e ndryshëm kanë besëtytni të ndryshme kur është fjala për dridhjen e syrit.
Kinë
Në Kinë mendojnë që dridhja e qerpikut të majtë është fat, mirëpo nëse lëviz i djathti, atëherë është shenjë e keqe. Nëse personit të gjinisë femërore i dridhet qerpiku i poshtëm i syrit të majtë, kjo do të thotë që dikush e përgojon.
Indi
Indianët besojnë që është fat i keq nëse ju dridhet qerpiku i syrit të majtë, ndërkaq shenjë e mirë nëse lëviz i djathti. Pra, krejtësisht e kundërt nga kinezët.
Ballkan
Ekzistojnë interpretime që dridhja e qerpikut të syrit të djathtë do të thotë që do të realizohet ajo që keni menduar në atë çast, ndërkaq dridhja e qerpikut të majtë – shenjë e keqe. Kjo me siguri ka qenë shenjë e mirë për të gjitha femrat të cilat kanë pasur frikë që burrat nuk do t’u kthehen nga lufta.
Në vende të tjera, megjithatë, besohet që dridhja e qerpikut të sipërm të syrit të djathtë do të thotë gëzim në familje, ndërkaq dridhja e qerpikut të poshtëm lidhje e miqësive të reja.
