Zëri i tij shoqëron çdo mëngjes shqiptarët në një nga emisionet më të ndjekur në tv Klan, “Aldo Morning Show”, dhe flasim për Aldon Lipen. Prej vitesh Aldo fsheh fytyrën e tij në emision, por jo vetëm. Mjaft i rezervuar është dhe për jetën e tij private.
Aldo prej vitesh është i martuar me Ketiona Jubanin, dhe janë prindër të dy fëmijëve, Martit 15 vjeç, dhe vajzës 17 muajshe, që e kanë quajtur Charlot.
Për herë të parë Aldo ka postuar këtë të dielë një foto të ëmbël të vogëlushes duke shkruar “Momente parajse në Tokë”.