Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Goditet rrjeti i trafikut/Pajisnin shqiptarët me dokumente italiane dhe i dërgonin në Angli

10:46 / April 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karabiniere itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karabinierët italianë kanë goditur një organizatë të trafikut të kanabisit që vinte nga Shqipëria dhe ishte e destinuar për tregun londinez, si dhe një tjetër organizatë të lidhur me të, që vepronte si “urë” nga Italia për në Britaninë e Madhe për emigrantët ilegalë shqiptarë.

Policia italiane ka lëshuar 18 masa arresti nga Gjykata e Romës, ku 11 janë në burg, 2 në arrest shtëpie dhe 5 për detyrim paraqitje. Ata akuzohen për krime të lidhura për përkrahje të emigracionit klandestin, trafik ndërkombëtar droge dhe mbajtës të armëve të paligjshme.

Mediat italiane bëjnë të ditur se organizata drejtohej nga shqiptarë nëpërmjet një rrjeti bashkëkombasit që jetonin prej shumë vitesh në Itali në provincën e Guidonia dhe Fonte Nuova.

Bëhet e ditur se është sekuestruar një sasi e madhe marijuane dhe një armë AK 47. Droga mbërrinte nga Shqipëria në Puglia, dhe më pas transportohej përmes autoveturave në Romë.

Nga hetimet u zbulua se kjo organizate lidhje me një tjetër, të cilët mbërrinin në Itali pa dokumente, qëndronin aty disa ditë dhe pajiseshin me dokumente false italiane për tu nisur drejt Britanisë së Madhe.

Në Angli, organizata kishte njerëz që i sistemonin klandestinët kundrejt një shumë parash. Në total gjatë këtij megaoperacioni u sekuestruan 150 kg marijuanë dhe dhjetëra doza kokaine dhe heroine.

angli Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.