Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti i BE-së në Tiranë, Xhaçka: Mikpritja shqiptare do të jetë në nivelin më të lartë

11:42 / November 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oltaxhacka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si kurrë më parë, më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet për herë të parë samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka komentuar samitin, duke thënë se është një vëmendje që unioni po tregon ndaj Ballkanit Perëndimor. Nga Bukureshti gjatë takimit të udhëheqësve të Konferencës së Mynihut, Xhaçka tha për mediat se ky samit riafirmon angazhimin e plotë të Bashkimin Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor në union.

“Fakti që Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, flet për një sërë ndryshimesh madhore në kuptimin gjeopolitik të BE-së drejt një imperativi për një vëmendje të qëndrueshme gjeostrategjike të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, alias Evropën Juglindore, veçanërisht në kontekstin e shumëfishtë të sigurisë që ka krijuar lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Unë do të thoja se pritshmëritë për samitin janë të dyfishta: së pari riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i hapave pozitivë në të gjitha proceset përkatëse integruese evropiane të vendeve të rajonit, veçanërisht pas Konferencave të para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik 2022”, u shpreh ministrja.

Sipas Xhaçkës, ky samit duhet të shërbejë për një sërë bashkëpunimesh mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në shumë fusha, ku më kryesoret siguria dhe politika e jashtme, apo edhe energjia, transporti e dixhitalzimi. Në fund, ministrja theksoi se ky samit do të jetë edhe një mundësi për t’iu treguar liderëve të BE-së një ndër traditat e shqiptarëve, atë të mikpritjes. Duket se ky është një mesazh i ‘fshehtë’ për protestën e thirrur nga Berisha në 6 dhjetor.

“Së dyti, Samiti duhet të shërbejë si një mundësi ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria tek çështjet e politikës së jashtme, tek sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi në sektore të veçanta si: energjia, transporti, punët e brendshme, dixhitalizimi etj. Një angazhim më i thellë, hap pas hapi, në të gjithë këta sektorë, do të krijojë standardet e dëshirueshme që Ballkani Perëndimor të jetë në gjendje të përfitojë nga mënyra e përshpejtuar e integrimit sektorial përpara se të bëhen anëtarë të plotë të BE-së. E fundit por jo më pak e rëndësishme; do të jetë një mundësi e mirë për t’u treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur”.

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.