Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fermeri nga Kruja punëson pakistanezë për t’u kujdesur për lopët: Flasin pak dhe punojnë më shumë se shqiptarët

15:49 / November 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 6c033e80368dcbe21fbf5fdc97a70446
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punëtorët e lanë punën dhe emigruan. Fermeri Muharrem Hoçja nga Gramza e Krujës u detyrua t’i zëvendësonte me pakistanezë. Prej dy muaj në këtë fermë punojnë tre shtetas pakistanezë. Një punon në bujqësi dhe të tjerët kujdesen për lopët. Flasin pak e punojnë shumë.

“Trajtohemi mirë këtu, ushqimi është i mirë dhe dhoma e ku jetojmë ka kushte të mira.”
“Kam pak javë që kam ardhur këtu. Do punoj një vit.”

Punëdhënësi i tyre tha se ka plotësuar të gjitha dokumentet dhe 3 punëtorët kanë marrë leje punësimi. Ai thotë se të huajt janë më punëtorë se vendasit dhe i ka përzgjedhur bazuar në nevojat që ka.

“Po bëj një stallë bashkëkohore kam pasur punëtorë vendas, ju punonte mendja vetëm jashtë shtetit. Të gjithë që vijnë nga Pakistani janë më viza dhe me kontrata pune. I kërkova në bazë të specialiteteve që kanë. Për mjelje, për pastrim, për ti shërbyer lopës.” tha ai për Abc

Hoçja thotë se ju ka lehtësuar dhe kushtet e punës.

“Në Pakistan kam informacion se lopët i mjelin me dorë, këtu ju kam siguruar makineri. Ju kam bërë mencë, vendet e fjetjes. Jam shumë i kënaqur. Ju bëj program ata e zbatojnë me përpikmëri. Janë shumë korrektë.”

Sipërmarrësi ka dhe një fasoneri. Ka menduar të punësojë në fabrikën e këpucëve zanaçinj të huaj.

“Porosi kam shumë, punë kemi sa të duash, punëtorë s’ka. Kam dy klientë në Itali duan punën, po puna pa punëtorë nuk bëhet. Gjithë fasoneritë në Krujë kemi biseduar, të gjithë qahen dhe më pyesin si ti marrim të huaj. Largohen shqiptarët, shtoj pakistanezë se s’mund të rrimë pa punë.”

Muharrem Hoçja për të përmbushur kërkesat e porositësve nga Italia ka vendosur të punësojë 50 shtetas të huaj.

kruja pakistanezë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.