Marjana Koçeku, deputetja e dalë nga listat e mbyllura të Partisë Socialiste, e cila më pas u largua nga kjo forcë politike dhe iu bashkua kampit të Sali Berishës, është shfaqur sot në një rol të pazakontë në seancën plenare.
Ajo është parë duke luajtur rolin e kameramenes së opozitës, duke filmuar deputetët opozitarë teksa përplaseshin me deputetët e mazhorancës.
Në videon e publikuar në profilin e saj, Koçeku shihet duke filmuar me telefon përplasjet mes deputetëve, duke marrë kështu rolin e një kamereje brenda sallës së Kuvendit.
Në këtë detyrë të re ajo ka dhe konkurencën e deputetes tjetër Ina Zhupës.
