Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Duhen 26 vite për të blerë një shtëpi. Çmimet rriten, pagat JO

08:48 / November 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me një pagë mesatare, sa vite i duhen një individi që të blejë një shtëpi në Tiranë, në një kohë që rritja e çmimeve është e frikshme? Referuar Indeksit të Pronave publikuar nga “Keydata Albania”, çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë llogaritet në rreth 1200 euro/m2 në fund të 9-mujorit 2022, ndërsa paga mesatare është 60.6 mijë lekë.

Nëse marrim një apartament me sipërfaqe 80 m2 me çmimin mesatar 1200 euro m2, apartamenti do të kushtonte 96 mijë euro, ose 11.2 milionë lekë, duke supozuar se 30% e të ardhurave do të shkojnë për kredinë për blerjen e banesës. Individit i duhet që ne vit të paguajë 1 850 euro për kredisë. Për blerjen e këtij apartamenti 80m2 duhen gati 52 vite punë.

Nëse një çift i ri të dy me pagë mesatare 60.6 mijë lekë duan të blejnë një apartament po me këto të dhëna duke e marrë me kredi atë, do të duhet që 30% të tyre ta çojnë për këstet e kredisë. Pra, gati 3600 euro çdo vit për shlyerjen e saj dhe shtëpia mund të bëhet e tyre pas gati 26 vitesh.

Duke marrë parasysh se paga mesatare ishte vetëm 47.9 mijë lekë, 410 euro dhe gati 30% e të ardhurave totale të tyre do të shkonte për kredinë e banesës, në total ata do të mund ta shlyenin plotësisht kredinë për 23 vite. Pavarësisht rritjes së pagave, dukshëm nuk i përgjigjen shtrenjtimit të fortë të çmimeve të apartamenteve, duke bërë që të rritet ndjeshëm me vite koha e blerjes së një banese.

rroga shtëpi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.