Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet për herë të parë samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe për këtë kjo datë do të jetë ditë pushimi zyrtar për Kryeqytetin. Do të bllokohen disa rrugë në kuadër të pritjes së liderëve të BE-së në Tiranë. Po këtë ditë, PD-ja e Sali Berishës do të mbajë një protestë.
Ndaj dhe rreth 1500 efektivë pritet ë të jenë në terren, ndërsa akse të shumta rrugore do të bllokohen për kalimin e delegacioneve. Niveli i masave të sigurisë parashikon ato që janë ndërmarrë kur Tiranën e ka vizituar ish-sekretari amerikan i shtetit, John Kerry apo dhe Papa Françesku.
Policia e Shtetit, e cila ka refuzuar kërkesën e PD-së së Berishës për protestë para Kryeministrisë, bëjnë me dije se po shikohen disa mundësi që të bllokohen akset që të çojnë drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, që të shmanget rrugëkalimi i delegacioneve në këtë aks ose të këtë intenerare të tjera qarkullimi që nuk pengojnë përmbushjen e axhendës.
