Një shqiptar u ndalua nga policia italiane pas denoncimit të bërë nga ish-gruaja. Çifti ishte ndarë dhe nga martesa kanë një djalë, i cili jeton me të ëmën.
Mediat italiane shkruajnë se 34-vjeçari shqiptar, sa herë që shkonte të takonte djalin, abuzonte seksualisht me ish-gruan, duke e kërcënuar dhe kanosur.
Shumë herë, sipas denoncimit, skenat konsumoheshin edhe në sy të djalit. Gruaja, pasi kishte kohë që përjetonte këtë tmerr, vendosi ta denonconte.
Shqiptari, që jeton e punon në Sanremo, tashmë duhet të përballet me drejtësinë, dhe nëse i provohet fajësia, nuk do lejohet më t’i afrohet as ish gruas e as të shohë fëmijën.
