Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është në selinë blu, ku po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Sali Berisha. Takimi vjen disa ditë para protestës së 6 dhjetorit. Vetëm një ditë më parë, Meta konfirmoi se kjo forcë politike do të jetë në protestën e 6 dhjetorit. “Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe lirisë. Dhe ju e dini që dhjetori po kështu për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës është muaji i demokracisë dhe i Europës, kështu që pa asnjë diskutim që më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, një vend të lirë, ku t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe instalimit të mafies në pushtet”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
