Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sulmi kibernetik nga Irani/ Ja çfarë teknike përdori grupi kriminal për hakerimin e të dhënave

14:20 / November 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1609686264 ealbania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulohen të tjera detaje nga dosja e prokurorisë ndaj 5 personave të akuzuar për shpërdorim detyre, pas hetimeve të imtësishme për sulmin kibernetik nga Irani.

Siç theksohet në dosjen e siguruar nga Report Tv, ato kanë përdorur të njëjtën teknikë kibernetike, si në sulmin e Arabisë Saudite të ndodhur në qershor të vitit 2021. Në dosje thuhet se për marrjen e të dhënave është përdorur një cyber tool krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hakuar dhe marrë të dhënat në e-maile. Partnerët ndërkombëtarë të Microsoft, FBI dhe CISA kanë ofruar suport dhe kanë bashkëpunuar ngushtësisht me ekipet shqiptare me praninë e tyre fizike në agjenci pas sulmit kibernetik në datën 15-16 korrik 2022.

“Në bazë të raporteve mbi hetimin konstatohet se sulmi kibernetik është sulm shtetëror i sponsorizuar nga qeveria iraniane, kryesisht Ministria e Inteligjencës dhe Garda Revolucionare Islamike Iraniane. Në vijim raporti i i atribuimit i Microsoft MSTIC dhe Microsoft DART përputhet edhe me raportin e kryer paralelisht nga Agjencia Partnere e Investigimit. Megjithëse është përdorur teknologji Proxy për mbulimin e prejardhjes së komunikimit, në të gjitha momentet që ky komunikim është shkëputur përkohësisht, kanë dalë qartë që mbrapa fshiheshin IP iraniane. Për marrjen e të dhënave nga infrastruktura exhange është përdorur një cyber tool krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hakuar dhe eksfiltruar e-maile. Irani është i vetmi vend në botë që fushën kibernetike e ka në nivel ministrie, pikërisht për të treguar rëndësinë që ka për ta aktiviteti kibernetik. I njëjti tools për eksfiltrimin e e-maileve zyrtare në Shqipëri, është përdorur edhe në Emiratet e Bashkuara, Kuëait, Arabinë Saudite, Izrael, Qipro. Metoda e përdorur Zerocleare gjithashtu është e lidhur me Ministrinë e Inteligjencës Iraniane, ku burimi i licencave është ndarë mes aktorëve të ndryshëm iranianë. File GoXml është përdorur për enkriptimin e të dhënave, i nënshkruar me një certifikatë të lëshuar nga Cert Iranian. E njëjta teknikë është përdorur edhe në sulmin ndaj Arabisë Saudite në qershor 2021”, thuhet në dosje.

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar masën ‘arrest shtëpie’ që Prokuroria ka dhënë për 5 punonjësit e IT në kuadër të hetimeve që po kryhen për sulmin kibernetik që Irani ndërmori ndaj portaleve online të vendit tonë. Gjykata e Tiranës vendos ‘detyrim paraqitje’ për 5 të akuzuarit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.