Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka folur pas ngjarjes që tronditi Prishtinën, ku një burrë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij shtatzënë para maternitetit.
Në Radio Dukagjini, Breznica tha se e ndjera ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj.
“Kemi të përditshme raportimet në polici për dhunën në familje këtë muaj kemi vrasjen e dytë kjo na le të kuptojmë që vajzat dhe gratë të tona janë në luftë në Kosovë jemi tu jetu në një dukuri të keqe por kjo na lë me kuptuar se si i trajtojnë institucionet tona vajzat dhe grat tona. Kemi arrit me kuptu që çifti kanë qenë në proces divorci, e kjo lë të kuptoj shumë se si i trajtojnë këto raste prokurorët dhe gjykatësit. Drejtësia po çalon në procesin e dhunës në familje dhe atë seksuale”, tha ajo.