Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kreu i inteligjencës ruse, Naryshkin: Me drejtorin e CIA-s diskutuam për Ukrainën

21:52 / November 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruse ruse
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), Sergey Naryshkin njoftoi se në takimin e zhvilluar në Ankara me drejtorin e CIA-s, Bill Burns, krahas çështjeve për sigurinë bërthamore kanë diskutuar edhe për Ukrainën, raportojnë mediat e huaja.

Naryshkin në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve RIA foli për takimin që zhvilloi me Burns.

“Në takimin në fjalë u diskutua edhe çështja e Ukrainës. Mund të them se fjalët që u përdorën më shumë në këtë takim janë ‘stabiliteti strategjik‘, ‘siguria bërthamore‘, Ukraina‘ dhe ‘regjimi i Kievit‘”, tha Naryshkin.

Ai foli lidhur me deklaratën e të ngarkuarës me punë në ambasadën e SHBA-së në Moskë, Elizabeth Rood se mund të ketë kontakte mes SHBA-së dhe Rusisë për çështjen e kërcënimeve bërthamore. “Personalisht, mund të konfirmoj thëniet e Rood”, deklaroi Naryshkin.

Në një deklaratë më 28 nëntor, Rood tha se ka kanal komunikimi mes SHBA-së dhe Rusisë për çështjen e menaxhimit të kërcënimeve bërthamore dhe se Burns dhe Naryshkin mund të takohen sërish nëse është e nevojshme.

Naryshkin dhe Burns më 14 nëntor zhvilluan një takim në Ankara nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT).

Zyrtarët amerikanë njoftuan se në takim nuk u zhvilluan negociata lidhur me zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

drejtorin intelegjences ruse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.