Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga bashkëshorti, thirrje për protesta në Prishtinë

22:43 / November 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
proteste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjeti i Grave të Kosovës me organizata të tjera kanë bërë thirrje për protesta, pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në maternitetin e Kosovës. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë njoftimi për zhvillimin e protestave nesër në orën 16:00 në sheshin Zahir Pajaziti të Prishtinës.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm pesë ditë pasi një tjetër grua u vra nga bashkëshorti po në Kosovë. Një shtatëdhjetë vjeçar vrau gruan e tij 63 vjeçe me profesion mësuese në banesën e tyre në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë.

Njoftimi:

Prishtinë, 30 nëntor/ THIRRJE PËR PROTESTË!

Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara!

Në gjumë, në përditshmëri, në institucione shëndetësore edhe edukative, hapësira publike edhe hapësira private, në parqe, rrugë, brenda mureve të shtëpive tona…
Asnjë hapësirë nuk është më e sigurtë për ne!

Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetren dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e
manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj
kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkangjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë.

Brenda një jave, dy burra vranë dy gra. Nuk u vranë gratë! Burrat i vranë gratë! I vranë
sepse institucionet i inkurajuan, me dënime të ulëta. I vranë sepse kultura e
pandëshkueshmërisë, e forcon mendësinë patriarkale!

Prandaj, ftojmë të gjithë ata që bashkëndjejnë të na bashkohen nesër në revoltë!

Si ndodhi ngjarja (Detajet):

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku Sokol Halili ka vrarë gruan e tij shtatzënë para maternitetit. Viktima është Hamide Magashi, 35 vjeçe dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur në maternitetin e quajtur Gjinekologjia Universitare e Kosovës (QKUK).

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën, ku një burrë vrau gruan e tij 35-vjeçare shtatzënë në Prishtinë. Viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve. Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.

Motra e viktimës ka treguar jashtë kamerave se për gjashtë muaj, autori e ka mbajtur mbyllur viktimën. Kjo e fundit ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë. Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar për rastin e abuzimit ndaj viktimës. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Prishtine proteste Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.