Thomas Muller i ka dhënë lamtumirën Gjermanisë. Sulmuesi i njohur ka njoftuar pas elimiminit nga Botërori se nuk do jetë më pjesë e përfaqësueses.
“Ishte ndeshja ime e fundit. Ne patëm momente të jashtëzakonshme së bashku. Në çdo ndeshje përpiqesha të lija zemrën time në fushë” – tha 33-vjeçari. Muller numëron 120 paraqitje me kombëtaren e tij, ku ka shënuar 44 gola. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.