Një sherr mes dy personave në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
46-vjeçari me iniciale E.N. ka përfunduar në spital pasi u godit me thikë nga një 26-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasin E. N., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
