Autoritetet britanike kanë arrestuar katër shqiptarë në një banesë për kultivimin e kanabisit.
R.F., D.S., A.Z. dhe E.Z. u kapën teksa kultivonin 347 bimë kanabisi. Nëse do të hidheshin të treg, do të kapnin vlerën e 260,000 paund.
Prokurori Timothy Devlin tha në sallën e gjyqit për njërin nga të arrestuarit: “Kur u pyet nga policia nëse e dinte se ishte e paligjshme rritja e këtyre bimëve, ai tha ‘burgu është më mirë se Shqipëria’”.
Ata mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg.