Mediat kosovare kanë publikuar disa mesazhe të Sokol Halilit, i cili vrau me armë zjarri para maternitetit ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi, një ditë para se ajo të lindte fëmijën e saj dhe dy ditë më pas ai vrau veten.
Mesazhet e publikuara, pretendohet se ai ia ka dërguar babait para se të kryente aktin e vetëvrasjes. Ai mohon akuzat se ka ushtruar më herët dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe i kërkon familjarëve që të mos besojnë mediat dhe gazetarëve, duke i akuzuar këta të fundit se nuk po tregojnë të vërtetën.
Sokol Halili tregon një plan që Hamide kishte bërë bashkë me motrat e veta. Sipas tij, pasi kishte ngelur shtatzënë, ajo i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dha ta rrisë fëmijën e vetë tek shtëpia e babait të saj dhe këtij t’i jepte në këmbim 25 mijë euro.
Këtë gjë, ajo i ka kërkuar që mos e dinte njeri përveç atyre të dyve dhe i ka kërkuar dhe që t’i shkonte në hotele dhe motele sa herë të dëshironte ai për të kryer marrëdhënie seksuale.
Ai shkruan se nëse do të kishte ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes, ajo nuk do të ishte afruar për të biseduar. Sokoli tregon se i është lutur Hamide Magashit që të mos e linte fëmijën jetim.
Sipas tij, 35-vjeçarja i është përgjigjur se fëmijës nuk mund t’i jepte gji e ëma e Sokolit dhe sipas saj, ky i fundit nuk ka marrë vesh kur duhej dhe edhe për një seancë gjyqësore dhe fëmija do të ishte i saj.
Ai thotë se mund ta kishte vrarë veten edhe në momentin kur vrau Hamiden, por shkruan se ka patur dëshirë të shohë ceremoninë e varrimit të Hamide Magashit dhe se a do të thuhej e vërteta.
“Unë nuk kam fëmij me shit, dhe pse kur e ke patur këtë plan (të bëhej me fëmijë) nuk u shk*rdhejshe udhës e me më marr fëmijën, por më ka marrë në qafë mua kështu me këto plane” është një pjesë e mesazhit trë Sokol Halilit.










