Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Përmendi komunitetin egjiptian, Petri Bozo kërkon ndjesë publike: Shpreh keqardhjen, nuk kishte sfond racist, as diskriminues!

21:10 / December 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12345 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa ditë më parë i ftuar në emisionin sportiv “Qatar 2022” regjisori dhe producenti i njohur Petri Bozo përmendi minoritetin egjiptian, teksa tha fjalën “jevg”. Komuniteti ka reagur i indinjuar për deklaratën. Producenti ka reaguar përmes një “Instastory” ku ka kërkuar ndjesë, duke shprehur se nuk ka pasur sfond racist dhe diskriminues.

“Të nderuar miq romë dhe egjiptianë!

Ju drejtohem, për të kërkuar ndjesë publike për një shprehje të përdorur nga ana ime, ( gjatë bisedës në program “Qatar 2022” nën drejtimin e Hygerta Sakos në RTSH 1 HD), e cila pavaresisht se s‘kishte qëllim të fyente apo lëndonte njeri, e ka bërë këtë efekt pa dëshirën time.

Duke shprehur keqardhjen e thellë për atë që ndodhi dhe të lenduarit e saj, dua t’iu siguroj se përdorimi  i fjalës nuk kishte asnjë sfond racist apo diskriminues, por ishte thjesht një formulim fatkeq apo lapsus në kuadrin e një ligjërimi  të shpejtë dhe me mundësi  të kufizuar, për t’u menduar gjatë dhe shmangur trashëgimi të tilla rudimentare të të shprehurit, të mbetura në nënndërgjegjie nga zhargoni i komunikimit të asaj pjese të shoqerisë, që nuk është e ndërgjegjshme për efektin e fjalës në dëm të reputacionit të pakicave.

Kam kërkuar ndjesë edhe brenda formatit por, sigurisht që nuk e konsideroj të mjaftueshme ndaj pavarësisht kësaj dua të kërkoj  ndjesë edhe me shkrim.

Përveçse kërkoj ndjesë për shprehjen rudimentare ( të gabuar), të përdorur nga ana ime, dua t’iu bëj me dije se distancohem nga çdo lloj qëndrimi racist e diskriminues për çdo pakicë e kombësi, se e konsideroj vlerë bashkëpunimin e vlerësimin maksimal, midis të gjitha diversiteteve që bota dhe shoqëria ofron.

Unë iu siguroj se personalisht nuk i përkas kurrsesi këtij targeti, çka e dëshmojnë si angazhimet ashtu edhe bashkpunimet e mia brenda dhe jashtë vendit.

Edhe njëherë  ju kërkoj ndjesë dhe zotohem se  në të ardhmen do të tregohem tejet i kujdesshëm dhe i ndjeshëm në këtë drejtim, jo vetëm për vete por dhe për të tjerët.

Duke shpresuar në gjerësinë e mirëkuptimin tuaj, me respekt, Petri Bozo”, ka shkruar ai.

egjiptian permendi petri bozo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.