Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy foto, dy vëllezër, dy legjenda, megjithatë Taulanti mbetet shumë më lart

09:16 / December 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
318073506 594043949389748 6080863986492939327 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Roland Qafoku

Kjo foto është realizuar mbrëmë nga fotoreporteri zyrtar i agjensisë së lajmeve serbe “Tanjug”. Ka bërë xhiron e rrjetit jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për serbët dhe më gjerë. Gazetari i gazetës së Beogradit “Blic” ka shkruar në diçiturë: Futbollistët e Serbisë dhe Zvicrës përplasen mes tyre.

Në fakt është shqiptari I Kosovës Granit Xhaka që përleshet me katër futbollistë serbë dhe në ndihmë në këtë moment i vjen i vetëm Breel Embolo. Por gazetari serb nuk e evidenton se ai është shqiptar. Është vërtetë një foto epike dhe që do mbetet në histori edhe për shkak se autori i saj është serb. Fotoja e dytë i takon 14 tetorit 2014 në Beograd në takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe në të është Taulant Xhaka vëllai i Granitit, jo kundër katër por 11 futbollistëve serbë.

I vetëm, në mes të Beogardit, përfaqëson ngjyrat e Shqipërisë dhe tregon më shumë se sa karakter dhe guxim. Të gjithë ne shqiptarët mbrëmë ishim me Zvicrën për arsyen e vetme se thelbi i atij ekipi janë dy shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri.

Të dy treguan talent dhe me rezultatin e arritur mposhtën një ekip që nuk ia shmang dot nacionalizmin. Por pas përfundimit të ndeshjes të gjithë besoj ndjehemi dhe jemi krenarë akoma më shumë për Xhakën e kombëtares së Shqipërisë. Na mungon në kombëtare karakteri i tij edhe pse ndonjëherë edhe e ka tepruar me ndonjë llastim ndaj trajnerëve.

Vërtetë Graniti është më i talentuar, por Taulanti ka treguar se mbetet simboli i një futbollsti më me gjak dhe që lufton deri në pikën e fundit për flamurin shqiptar. Dhe të imagjinosh që në kombëtaren aktuale ka futbollistë që nuk dinë as shqip dhe që nuk e dinin që ishin shqiptarë derisa ia zbuloi dikush. Si Taulanti dhe Graniti janë legjenda për atë që i kanë dhënë krenari kombit shqiotar, Por Tauanti qendron më lart. Qoftë edhe për shkak të kësaj foto që po botojmë këtu. Përfaqëson Shqipërinë.

317614978 594043889389754 2397513279004040793 n
318073506 594043949389748 6080863986492939327 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg

13:54 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Risitë e Diellës në e-Albania/ Shërbimet digjitale, një administratë publike më moderne dhe më efikase

12:53 / October 31, 2026

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.