Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U përjashtua nga primaret, reagon kandidati për Bashkinë e Kurbinit: Zot fali se nuk dinë çfarë bëjnë

16:52 / December 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
10856389653510264789
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati për primaret e PD në Degën e Kurbinit, Alfred Daçi, i cili u përjashtua nga gara pas konfliktit me armë që ndodhi në selinë e degës atje, shprehet se historia po përsëritet.

“Vitet ecin por kriza aktuale nxjerr në pah paaftësinë dhe papjekurinë e institucioneve tona Demokratike. Në cdo negociatë, njeriu që punon ndershëm është i destinuar të përballojë pjesën më të errët, ndërsa keqbërja dhe mosbesimi në fund shënojnë PIKË . Kush ushtron dinakërinë për të mirë apo për të keq, në fakt fsheh mungesën e aftesive për të arritur qëllimet e tij duke mos respektuar të tjerët.

Ju mbetem mirënjohes të gjithëve atyre që besuan tek unë dhe vlerat e mia, që besuan tek Demokracia e vërtetë. Besoj bindshëm që një ditë Demokracia do triumfojë, por jo me dinakerinë që karakterizon një pjesë të madhe të atyre që mendojnë se janë Demokratë të vërtetë. Demokratë e vertetë e duan vendin e tyre dhe nuk me mbetet vecse të them ‘Zot fali se nuk dinë çfarë bëjnë’. Unë nuk humbas kurrë, ose mesoj ose fitoj”, shkruan Daçi në një reagim pas vendimit.

Më 28 nëntor, një konflikt ka ndodhur në zyrat e PD –së Kurbin. Konflikti fillimisht ka nisur mes nënkryetarit të PD Kastriot Marku dhe një anëtari të kësaj force politike. Anëtari i PD, Van Rica ka shtënë me armë  dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Për këtë të fundit, KOKOE ka kërkuar shkarkimin nga të gjitha funksionet e PD.

Konflikti ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet që kandidatët e primarëve kanë pasur me njëri tjetrin.

Alfred Dajçi dega kurbin PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.