Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dhunoi bashkëpunëtorin, shpallet në kërkim 31-vjeçari. Policia gjen në lokal…

08:40 / December 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar “Complication”.

Kanosi dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëpunëtorit të tij, për dhënie pasurie, shpallet në kërkim 31-vjeçari i cili kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për përdorim droge.Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen penalisht dhe tre shtetas të tjerë, klientë në këtë lokal.

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, mjete për konsumim të lëndëve narkotike, një përforcues grushti dhe tre aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A. Ll., se një person, me të cilin kishte një biznes të përbashkët, në rrugën “Marie Kraja”, e kishte dhunuar dhe e kanoste për dhënie pasurie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Complication”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. Ll., 24 vjeç, E. R., 34 vjeç, E. C., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi, A. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., së bashku me shtetasin A. Ll., administronin së bashku një lokal, në rrugën “Marie Kraja”, të cilin e kishin vendosur në dispozicion për përdorimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi A. M., kishte kanosur bashkëpunëtorin e tij, shtetasin A. Ll., e kishte dhunuar dhe e shtrëngonte për dhënie pasurie, pasi ky i fundit konsumonte lëndë narkotike dhe nuk kryente pagesën për tëj. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. R., dhe E. C., pasi kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e kanë kallëzuar atë, në organet kompetente.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.