Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti, nga sot ndalohet qarkullimi në zonën e perimetrit të sigurisë. Akset që do të bllokohen

09:05 / December 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1670223838 finalprojekt.00411223.Still002
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nesër (e martë) 6 dhjetor, Tirana do të presë liderë nga mbarë Europa, në një samit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që ndodh për herë të parë në Tiranë dhe në rajon. Ndaj, nga sot do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë.

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, thotë se bllokimi do të nisë që prej mëngjesit të sotëm për punime në akset kryesore Rinasit-Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’ deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Në këto akse do të ketë edhe bllokime me intervale kohore gjatë gjithë ditës për të bërë të mundur kalimin e liderëve europianë që do të mbërrijnë në Tiranë që prej ditës së sotme. Prej ditës së sotme do të ndalohet edhe qarkullimi rreth zonës së stadiumit “Air Albania” ku do të zhvillohet edhe samiti. Kjo zonë do të merret që sot në mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Të martën bllokimi i akseve do të bëhet që në orën 07:30 të mëngjesit deri në përfundim të aktivitetit. Në këto rrugë nuk do të lejohet askush të lëviz me makina pas kësaj ore. “Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotulimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’ dhe kalimi për në drejtim të aktivitetit, rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me atë ‘Papa Gjon Pali II”.

Perimetri i Sigurisë kap këto akse më 6 dhjetor

-Bulevardi “Dëshorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
-Rruga “Dervish Hima”;
-Rruga “Asim Zeneli”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Skerdilajd Llagami”
-Rruga “Faik Konica”.
-Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
-Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
-Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

638d9700ef591638a02cbc4a23efdbd21b 5776 4492 9c82 5a8e18cfe8aa

Policia samiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.