Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Konfindustria ngre shqetësimin: Nafta duhet të ishte nën 200 lekë

10:58 / December 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nafte karburatn 954 768x511 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë të rrijteve të çmimeve kudo, Konfederata ngreh shqetësimin se çmimet e larta të karburanteve janë me pasoja shkatërrimtare për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare si dhe nxisin kontrabandën masive, që mund të shkojë në mbi 300 milion euro në vit. Konfindustria vlerëson se nafta sot duhet të shitej nën 200 lekë për litër, nga 209 lekë që e ka vendosur bordi. Rritjet e çmimeve në vlerë absolute janë shumë më të forta, thotë Konfindustria sesa uljet përkatëse, ku në vendimmarrjet e fundit brenda dy ditësh Bordi rrit fillimisht çmimin e “naftës” me 8 lekë/litër dhe e uli me 5 lekë/ litër me rritje përfundimtare me 3 lekë/litër. Ndërkohë, çmimet e tregjeve botërore dhe rajonale janë në ulje të qartë.

Njoftimi i plotë

Konfindustria shpreh shqetësimin e përsëritur për mënyrën e vendimarrjeve të Bordit të Karburanteve, qartësisht në kundërshtim me interesin publik me çmimet më të larta në Rajon dhe kahjet e dukshme rënëse të tregjeve botërore. Çmimet e larta krahësimore dhe absolute të karburanteve janë me pasoja afatgjata shkatërrimtare për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare si dhe nxisin kontrabandën masive, që mund të shkojë në mbi 300 milion euro/vit.

Shembull i qartë për sa më sipër janë vendimarrjet e javës së parë të muajit dhjetor 2022. Duke vlerësuar krahësimisht çmimet e tregjeve botërore me periudhën e fillimvitit, sot produkti “naftë” duhet të ishte të paktën nën nivelin e 200 lekë/litër nga 209 lekë/litër të vendosur nga Bordi.

Bien në sy vendimarrjet e menjëhershme të Bordit në rast të rritjes së çmimeve të karburanteve në tregjet botërore dhe tejzgjatja në kohë në rastin e rënies. Gjithashtu, rritjet e çmimeve në vlerë absolute janë shumë më të forta, sesa uljet përkatëse. Konkretisht, në vendimarrjet e fundit brenda dy ditësh Bordi rrit fillimisht çmimin e “naftës” me 8 lekë/litër dhe e uli me 5 lekë/ litër me rritje përfundimtare me 3 lekë/litër. Ndërkohë, çmimet e tregjeve botërore dhe rajonale janë në ulje të qartë.

Konfindustria ka kërkuar themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe me përbërje të profesionistëve. Bordi i Karburanteve ka në përbërje antarë me konflikt të qartë interesi. Gjysma e antarëve vendimarrës janë pikërisht përfaqësues të subjekteve, që duhet të jene objekt kontrolli.

nafte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026

“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh”/ Raportuesi i PE-së për Shqipërinë vlerëson vendin, Rama ndërhyn me humor: “Mos e zgjat, kam një takim me gjermanët”

11:26 / September 28, 2026

Integrimi gradual/ Rama: Europa të ftojë Ballkanin Perëndimor në tryezën e BE

11:22 / September 28, 2026

“Shqipëria e do Bashkimin Evropian”/ Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

11:18 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.