Një 19-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë zvicerane, pasi dyshohet si përfshirë në trafik kokaine.
Nga hetimet disa mujore u zbulua se i riu ua shiste drogën klientëve vendas.
I riu u arrestua në komunën e Mendrisiotto. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan gati 100 gram kokainë dhe disa mijëra franga, të cilat mendohet se i ka përfituar nga aktiviteti kriminal.
