Një fëmijë në Greqi ka humbu jetën pas një shpërthimi pranë një shkolle fillore.
Fëmija që humbi jetën ishte nxënës i klasës së 6-të në një shkollë në Serres.
Po ashtu, dy fëmijë mbetën të plagosur lehtë.
Shpërthimi ndodhi në një kaldajë, por ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit. Si pasojë e shpërthimit të ndodhur gjatë pushimit, pjesët e murit dhe një derë metalike janë hedhur tridhjetë metra larg, duke rënë mbi fëmijët.
