Për Arben Ristanin, procesi i primareve në PD rezultoi një shembull se si duhet zhvilluar gara në një vend demokratik.
Sipas tij, zgjedhjet nuk ishin perfekte, por, megjithatë i konsideroi demokratike.
“Kemi bërë një gjë, normale kemi dhënë një shembull si zhvillohet gara në një vend demokratik. Demokracia është vullneti i shumicës. Nuk kemi qenë perfekt por kemi qen të mirë dhe demokratik kjo është kryesorja”, u shpreh Ristani teksa ishte i ftuar në emisionin “Zona Zero”.
