Katër personat e arrestuar ditën e sotme janë emra të njohur për botën e drejtësisë. Ai që njihet si drejtuesi i grupit, Leonard Duka, është akuzuar nga policia për plagosjen e një shtetasi në mars të 2017. Që prej atëherë 32-vjeçari ishte në arrati. “Shtetasit e shpallur në kërkim, me shtetasin e dëmtuar, më parë kanë pasur një konflikt midis njëri-tjetrit dhe konkretisht më datë 8 shkurt 2017, konflikt i cili është trajtuar nga Komisaraiti Nr 4. Po punohet për kapje e autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprat penale ‘Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë, në bashkëpunim’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, bënte me dije policia e Tiranës në atë kohë. Ndërkaq Ervis Gacaj, një tjetër i ndaluar ditën e sotme mbeti i plagosur në një atentat të bërë pak kohë më parë pranë Ish-bllokut. Në atentatin me armë ka mbetur e vrarë shtetasja Aurora Oskian. Sipas mediave ky grup po planifikonte një tjetër atentat, ndaj dhe ndërhyrja ka qenë e menjëhershme
