Në konferencën për shtyp pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se zhvillimi samitit në vendin tonë është një mesazh për shqiptarët se BE është këtu me ne.
Ai dha edhe një lajm për studentët. Kreu i qeverisë u shpreh se ata do të kenë mundësi që të studiojnë në mënyrë digjitale në universitetet e Evropës pa qenë nevoja të largohen nga vendi i tyre.
“Dua të falenderoj Michel, mikun e dashur, një mik i vërtetë besnik i angazhuar ndaj Rajonit. E kam parë duke luftuar për rajonin. Dua të bashkohen dhe për Ursulën, një luftëtare. Nuk kemi pasur kurrë, president këshilli apo rajoni që kanë qenë kaq të vendosur për të qenë avokat të rajonit, për tu siguruar që procesi të mos vdesë në agoni. Do doja të theksoja përmasën historike të këtij samiti, është hera e parë kur BE del nga kufijtë e BE për të mbajtur një samit, kjo ndodh në Shqipëri. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme, si shenjë vetëdijesimi, si vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon. Si faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit. Dua të besoj se është momenti që të gjithë njerëzit në rajon, t’u përçohet mesazhi se BE është këtu për ne, këtu për ju. Jo se jemi naiv, po se vijmë nga një ferr i vërtetë, vijmë nga ferri i izolimit, i pamundësisë për t’u lidhur me Europën. Patëm momentet tona, por kurrë nuk hoqëm dorë nga. Studentët dhe të rinjtë kanë një lajm të shkëlqyer. Jo vetëm universitete do të jenë në gjendje të angazhohen me Erazmus Plus por me aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Në një moment kur të jenë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, studentët tanë mund të studiojnë prej këtej në universitetet e Evropës në mënyrë digjitale. Kjo ishte diçka që deri më sot ishte e mundur vetëm po të ishe anëtar. Edhe ‘rrugët e gjelbra’ me Kroacinë apo me vend tjetër është gjë e re. Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe morëm mbështetjen plotë të udhëheqësve për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. Një universitet me reputacion mjaft të lartë. Është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë. Jo më pak është marrëveshja për Roaming. Qytetarët tanë do të kenë tarifa më të ulëta.”
