Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“BE është këtu për ne”/ Rama pas samitit: Të rinjtë mund të studiojnë nga Tirana në universitete europiane

16:31 / December 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1670339656 Screenshot1 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se zhvillimi samitit në vendin tonë është një mesazh për shqiptarët se BE është këtu me ne.

Ai dha edhe një lajm për studentët. Kreu i qeverisë u shpreh se ata do të kenë mundësi që të studiojnë në mënyrë digjitale në universitetet e Evropës pa qenë nevoja të largohen nga vendi i tyre.

“Dua të falenderoj Michel, mikun e dashur, një mik i vërtetë besnik i angazhuar ndaj Rajonit. E kam parë duke luftuar për rajonin. Dua të bashkohen dhe për Ursulën, një luftëtare. Nuk kemi pasur kurrë, president këshilli apo rajoni që kanë qenë kaq të vendosur për të qenë avokat të rajonit, për tu siguruar që procesi të mos vdesë në agoni. Do doja të theksoja përmasën historike të këtij samiti, është hera e parë kur BE del nga kufijtë e BE për të mbajtur një samit, kjo ndodh në Shqipëri. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme, si shenjë vetëdijesimi, si vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon. Si faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit. Dua të besoj se është momenti që të gjithë njerëzit në rajon, t’u përçohet mesazhi se BE është këtu për ne, këtu për ju. Jo se jemi naiv, po se vijmë nga një ferr i vërtetë, vijmë nga ferri i izolimit, i pamundësisë për t’u lidhur me Europën. Patëm momentet tona, por kurrë nuk hoqëm dorë nga. Studentët dhe të rinjtë kanë një lajm të shkëlqyer. Jo vetëm universitete do të jenë në gjendje të angazhohen me Erazmus Plus por me aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Në një moment kur të jenë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, studentët tanë mund të studiojnë prej këtej në universitetet e Evropës në mënyrë digjitale. Kjo ishte diçka që deri më sot ishte e mundur vetëm po të ishe anëtar. Edhe ‘rrugët e gjelbra’ me Kroacinë apo me vend tjetër është gjë e re.  Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe morëm mbështetjen plotë të udhëheqësve për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. Një universitet me reputacion mjaft të lartë. Është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë. Jo më pak është marrëveshja për Roaming. Qytetarët tanë do të kenë tarifa më të ulëta.”

Edi Rama samitit BE-Ballkani Perëndimor Studentët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.