Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çfarë ndodhi? Kryeministri Mitsotakis anulon takimin me minoritetin grek në Himarë

21:22 / December 6, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
micotaqis tr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Tiranë mori pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili u shoqërua nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe zv/ministri i Jashtëm Kosta Fragojani.

Më herët, Kryeministri Mitsotakis kishte parashikuar edhe një vizitë në zonat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë pas Samitit të Tiranës, ditën e mërkurë. Por përmes një njoftimi në Twitter të ambasadës greke bëhet me dije se vizita është shtyrë për një tjetër datë të pacaktuar.

“Për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike, vizita e planifikuar e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadhja dhe Dervician është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Pas samitit të së martës në Tiranë, kryeministri grek Mitsotakis zhvilloi takime edhe me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Mitsotakis është edhe kryeministri i parë grek pas gati 13 vitesh që viziton Shqipërinë. Personi i fundit që ka qenë në Tiranë ishte Kostas Karamanlis në vitin 2009, i cili mbante një marrëdhënie të ngushtë me homologun e tij të atëhershëm Sali Berisha.

anulon mitsotakis viziten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.