Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Optimizëm pas samitit, Scholz: Është lënë pas skepticizmi, po ecet në drejtimin e duhur

22:23 / December 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
scholz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte entuziast  mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor krahasuar me disa vite më parë, përpara agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Në radhë të parë dua të falënderoj mikpritësin, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky ishte një samit vërtet i rëndësishëm i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Të mos harrojmë u bënë gati 20 vjet që kur vendosëm së bashku në Selanik që këto vende të bëheshin anëtare të Bashkimit Evropian, por nuk jemi aty ku e imagjinonim në atë kohë. Unë jam mjaft i sigurt se ka lindur një lëvizje e re gjithëpërfshirëse. Skepticizmi që u formulua disa vite më parë nga disa shtete anëtare të BE-së tani ka ndryshuar, gjë që dëshmon një gatishmëri për ta shtyrë proçesin e zgjerimit në mënyrë aktive përpara”, u shpreh Scholz.

Sholz shprehet se është lënë mënjanë skepticizmi i viteve më parë.

“Mendoj se ky ishte një takim i mirë, një moment historik i rëndësishëm për vetë rajonin, një shenjë e madhe shprese dhe sigurisht edhe diçka që bazohet në të gjithë progresin që kemi bërë ndërkohë, i cili mbetet i mundimshëm, por janë të nevojshme. Thjesht dua t’ju kujtoj bisedimet që tashme kanë nisur me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë. Ne e shtymë atë proçes përpara sepse u desh shumë kohë”, tha ai.  

Macron, Sholtz dhe Rutte u takuan në kryeqytetin shqiptar Tiranë për një samit ku synimi ishte që të sigurohej një e ardhme më e mirë për rajonin mes frikës së rritjes së ndikimit rus dhe kinez. Kryeministri holandez deklaroi se procesi i zgjerimit kërkon kohë, por po ecet në drejtimin e duhur. Një mbështetje të veçantë ka dhënë edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

“Jam shumë e kënaqur me samitin e Tiranës. Ju e dini sa i rëndësishëm është për Italinë, Ballkani Perëndimor nga pikëpamja historike e bashkëpunimit ndër vite me ëto shtete. Ministri i Jashtëm Tajani po luan një rol të rëndësishëm sidomos në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kam folur më presidentin serb dhe kryeministrin shqiptar për çështjet e bashkëpunimit rajonal. Ballkani Perëndimor është edhe një çështje për sigurinë e Bashkimit Europian. Nuk kam parë kundërshti të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE. Integrimi i Ballkanit perëndimor është çështje strategjike”, tha ajo.

Në takimin e Tiranës u trajtua ndër të tjera lehtësimi i vizave, hapat konkretë të mëtejshëm nga shtetet individuale për anëtarësim, shkëmbimi i studentëve dhe rënia e tarifave të roaming.

Olaf Scholz optimizem samiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.