Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erzen Breçani tregon momentin e neutralizimit të Gert Shehut: Tentoi edhe më parë, gjeti pikën e dobët dhe u fut

23:06 / December 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erzen 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erzen Breçani, ish-numri një i RENEA-s, i cili ishte krah Sali Berishës në momentin kur u godit me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu, ishte po ashtu një ndër personat që e neutralizoi dhe shoqëroi të riun drejt selisë blu. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në tv Klan, Breçani tha se gjatë kësaj kohe u njoftua policia, ndërkohë që shtoi se edhe ai vet u godit në momentin që po neutralizonte agresorin. Po ashtu ai tregoi se e kishte pyetur 31-vjeçarin përse e sulmoi Berishën dhe përgjigja që kishte marrë ishte: “Bëra atë që duhej bërë”.

“Isha 10 metra larg. Berisha ishte i mbrojtur në të gjithë perimetrin vetëm përpara ku ndodhen gazetarët. Me bodyguardët ka qenë e gjithë zona. Unë isha rreth 10 metra më përtej nën shoqërinë e ish oficerëve të liruar. Kur dëgjuam incidentin u afrova. Ne reagojmë sepse profesioni na detyron të reagojmë. Kam pasur një goditje pa dashje gjatë ndërhyrjes për ta marrë me vete. Ai edhe kur shtrihet në tokë vazhdon goditjet kundër simpatizantëve të PD. Kur unë shkova aty u ndërprenë goditjet. Nuk kishte punonjës policie afër. Ne e morëm, njoftuam sallën operative. E dërguam në ambientet e PD. Erdhën punonjësit e policisë së shtetit. I kërkova a ke dokument identifikimi. Nuk kishte as telefon me vete. Më tha emër mbiemër. Më tha bëra atë që duhej bërë. Nuk tha asnjë fjalë kush e ka futur dhe nga ka ardhur. I thashë me kë ke ardhur në protestë. Ishte i prerë. Thoshte ‘duhet të bëja atë që duhej bërë’. Nuk mund duk se ishte i çmendur. As telefon asgjë nuk kishte me vete. Nuk foli asnjë fjalë. Kur erdhi policia nuk e hapi gojën. Ata e vunë në pranga. Policia e kreu normal punën e saj. Detyrimisht policia erdhi me vonesë. Sepse ka një sallë operative. Ambulanca erdhi me punonjës të policisë për të marrë personin. Për kohën që kam qëndruar në PD, është parë në kamerat e sigurisë ka tentuar edhe në oborrin e PD është sjellë rreth e qark. E ka gjetur pikën e dobët, duke ndërhyrë para gazetarëve. Është i njëjti që ka tentuar të hyjë brenda. Kishte forcë fizike edhe goditjen e ka dhënë të mirë”, deklaroi ai.

erzen brecani Gert Shehu neutralizimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.