Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sulmi ndaj Berishës, Softa: Garda duhet të ishte prezente, Ilir Meta ka statusin e ish-Presidentit

12:45 / December 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eksperti i kriminalistikes Fatjon Softa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thotë se Policia e Shtetit duhet të kishte depërtuar në turmë në protestën ku u godit me grusht në fytyrë Sali Berisha, kjo për të parë tendenca të ndryshme dhe për t’i parandaluar ato. Për të partitë parlamentare dhe drejtuesit e tyre duhet të merren në mbrojtje nga “blutë”. Eksperti i sigurisë shton edhe se Garda duhet të ishte prezente, pasi Ilir Meta ka statusin e ish-Presidentit.

“Perimetri ka qenë i hapur. Siguria ndaj një personi që ka qenë i kërcënuar duhet të ishte në nivel maksimal. Duhet të rikthehen edhe një herë masat që kanë qenë. Partitë parlamentare dhe drejtuesit e tyre patjetër duhet të merren në mbrojtje nga Policia e Shtetit. Për sa kohë doli z.Meta, duhet të ishte Garda e Republikës, sepse e ka z.Meta statusin. Statusi si ish-President që sapo ka lënë detyrën mjafton pse duhet të kishte masë sigurie. Duhet të kishte koordinim mes sigurisë personale të Metës dhe sigurisë kolektive. Ai grusht mund të kapte edhe z.Meta, se ngjitur ishte.

Në aktivitete të tilla shërbimet e policisë depërtuar, për të marrë informacion çfarë tendencash mund të ketë turma, që t’i parandalojë. Duhet të kishte veprime të punonjësve të policisë. Nuk mund të jenë punonjësit privat ta shoqërojnë dikë në selinë e një partie politike.

Kompaninë private s’e vë në dyshim autoritetin profesional, por po flasim për detyra që ka Policia, në veçanti Garda e Republikës për ruajtjen e këtyre personave. Besoj që Prokuroria do ta zbardhë sepse ngjarja ka një peshë të madhe politike. Hetimi duhet të shtrihet në aktivitetin 2-3 vjeçar, rrethet shoqërore, mund të zbardhë shumë gjëra dhe probleme, që duhet të evidentohen, që t’u jepet një përgjigje”.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.