Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çështja e emigrantëve, kryeministri britanik “mënjanon” Suella Braverman që “sulmoi” shqiptarët

20:38 / December 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rishi Sunak ka menjanuar Suella Braverman sekretaren e Brendshme dhe po e perjashton ate nga vendimet e rendesishme.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rishi Sunak ka “mënjanuar” Suella Braverman, sekretaren e Brendshme dhe po e përjashton atë nga vendimet e rëndësishme. Këto deklarata janë bërë nga deputetja laburiste, Yvette Cooper e cila është po ashtu, Sekretarja në hije e Punëve të Brendshme.

Siç shkruajnë mediat britanike, ajo ka thënë se kryeministri britanik po e heq Sekretaren e Brendshme nga politikat për emigracionin. Sipas saj, kjo vjen pasi Suella Braverman, u ricaktua në detyrë 6 ditë pasi ishte detyruar të dorëhiqej sepse kishte thyer kodin ministror. Ajo u kritikua edhe për trajtimin e krizës së emigrantëve.

Cooper ka thënë se dikasteri që drejton Braverman është në “kaos të plotë” dhe se konservatorët ofrojnë vetëm retorikë dhe jo plane konkrete. Megjithatë, përfaqësues të Braverman kanë thënë se këto janë sulme të pabaza dhe të dëshpëruara.

Partia Laburiste është zotuar të prezantojë një proces të ri të gjurmimit të shpejtë për emigrantët nga vendet “e sigurta”.

“Nëse kemi Suella Braverman që thotë një gjë, keni Robert Jenrick (Ministrin e Emigracionit) që të thotë një tjetër dhe Rishi Sunak që të thotë një gjë plotësisht tjetër”, tha Cooper.

Laburistët thonë se për 7 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil deri në Qershor, vetëm për 1 përqind të tyre është përcaktuar rasti. Ata kërkojnë që emigrantët nga vendet e sigurta t’u refuzohet azili dhe të rikthehen për çështje javësh.

Sipas The Times, Sekretarja e Brendshme po përcakton një ligj që ta bëjë më të lehtë refuzimin për kërkesat për azil nga Shqipëria. Sipas ndryshimeve të propozuara, kërkesat do të refuzohen automatikisht dhe do të hiqet një kontroll që e kryejnë aktualisht zyrtarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

11:18 / November 1, 2026

Dhuna dje në protestë/ Për herë të parë 6 të arrestuar për “vrasje në tentativë të policit.” Prangosen edhe 1 i huaj e 2 të mitur

10:55 / November 1, 2026

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy efektivë policie gjatë arrestimit

19:05 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.