Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputeti thirrje qeverisë: Hiqni dorë nga amnistia fiskale, ndryshe do izolohemi si 33 vite më parë

17:15 / December 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Dashnor Sula shprehet se nisma e qeverisë për amnisti fiskale nuk duhet të realizohet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai gjykon se qeveria duhet të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe pasaportat e arta, ndryshe do të izolohemi si 33 vite më pare.

Postimi i plotë i deputetit të PD:

Shqiperisë nuk i duhen paratë e pista (amnistia fiskale).

Shqipërisë së mbetur vetëm me grupmoshën mbi 45 vjeç nuk i duhen paratë e pista. Pra, amnistia fiskale në Shqipëri është e papranueshme në këtë moment dhe situatë ku jemi. Fondi Monetar Ndërkombëtar e thënë qartë që nisma e qeverisë nuk duhet të realizohet. Në një kohë kur institucionet tona kanë besueshmëri të ulët dhe korrupsioni në Shqipëri vlerësohet shumë problematik nga të gjitha raportet, nuk mund të pranohet një gjë e tillë. Jemi të vetmit në Rajon që jemi në listën gri të pastrimit të parave nga veprimtaritë kriminale.

FMN theksoi rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e pastrimit të parave e FATF, mekanizimit të Komisionit Europian kundër parandalimit të pastrimit të parave, ku Shqipëria rihyri në vitin 2020. FMN theksoi rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme

Në fakt me gropat e pallateve që hapen çdo ditë në një kohë kur afro 1 milion shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria, nuk ka asnjë shenjë që të tregojë vullnetin e qeverisë për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri. Në një kohë kur përllogaritet se një familje e re duhet të punojë 24 vite më shumë për të blerë një shtëpi, atëherë kush i blenë hapsirat e kullave që ndërtohen çdo ditë?

-Kush do i blejë 13 mijë apartamentet në Durrës?

Besoj që është e qartë për të gjithë që janë lekët e korrupsionit të pushtetarëve, paratë e trafikantëve vendas dhe të huajve që qeveria do ti fus me pashaportat e arta.

Ndaj qeveria duhet të heq dorë nga amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Ndryshe do izolohemi si 33 vite më parë!

dashnor sula PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.