Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta takim me strukturat në Durrës: Qyteti është keqpërdorur për interesat e vetëm disa personave

19:14 / December 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 14 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot pasdite me strukturat e forcës politike në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se Durrësi nuk ka qenë prioritet i zhvillimit nga ana e qeverisë, ndërsa  renditi një sërë problematikash që sipas tij ka sot qyteti i Durrësit, ku nënvizoi edhe përmbytjen e herëpashershme të qytetit nga shirat.

Sipas tij, asetet e Durrësit janë keqpërdorur në interes të disa personave që janë pasuruar.

“Zgjidhja nuk është largimi, por ndryshimi dhe ai është i pashmangshëm. Durrësi e ndjen më mirë se kushdo situatën e padrejtë që ndodhet çdo qytetar. Ky qytet dhe ky qark, që normalisht duhet të ishte më i favorizuari, në fakt, është në një pozitë tjetër. Qyteti me mundësitë më të mëdha në vend, për shkak të portit tregtar, për shkak të mundësive të tjera logjistike, është jo vetëm pas Tiranës, por edhe pas Fierit, Gjirokastrës dhe qarqeve të tjera. Nuk ka qenë prioritet zhvillimi i Durrësit në interes të qytetarëve të saj, por interesi ka qenë gjithmonë, përdorimi i Durrësit për të pasuruar ata që e keqpërdorin këtë qark. Durrësi, që me pozicionin gjeografik që ka, që duhet të ishte qendra e investimeve të huaja, për fat të keq është ndër rajonet me më pak investime të tilla. Në Maqedoninë e Veriut, janë zona të lira industriale. Maqedonia vetëm një vit, i mjafton për të shlyer borxhin e saj me eksporte. Shqipërisë i duhen 13 vite për të shlyer borxhin e saj me eksporte. Një nga mënyrat që përdoret në Maqedoninë e Veriut për ta bërë atraksion për investitorët e huaj është që Maqedonia është 200 km larg portit të Durrësit.”

Durres Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.