Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbillen 360 pemë në Liqenin e Prushit, Veliaj: I afrohemi pemës së një milionë të mbjellë në Tiranë

12:32 / December 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 12 11 at 12.24.53
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Liqenit të Tiranës dhe atij të Farkës, Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen masive të pemëve në Liqenin e Prushit. Duke shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Maleve, nxënës të shkollave “Bedri Llagami” dhe “Asim Vokshi”, si dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbollën 360 pemë në këtë park.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili mori pjesë në aksionin për mbjelljen masive të pemëve, tha se ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë dëmtuar pyllëzimin.

“Kur mendon si janë prerë pemët në shumë prej pyjeve tona, ky është një moment për reflektim. Sa mirë që kemi një brez që e ka kuptuar se nuk është e rëndësishme të jesh mirë vetë, për sa kohë nuk je në paqe në natyrën. Sot, më shumë se 360 pemë, janë 360 leksione për çunat dhe gocat e Tiranës që vjen, që është një Tiranë shumë më e mirë se ajo që gjetëm. Aseti numër një i qytetit tonë janë njerëzit: njerëz më të mirë, e bëjnë një qytet më të mirë. Jam shumë krenar sot nxënësit e shkollave “Bedri Llagami” në Vaqarr, dhe “Asim Vokshit”. Po japin një model fantastik”,- u shpreh ai.

Veliaj tha se ashtu sikurse në Farkë e në Liqenin Artificial, edhe në këtë park do të shtohet gjelbërimi. “Plani ynë është të bëjmë atë që bëmë në Farkë. Kur nisëm mbjelljet në Farkë, kori i asgjëbërësve që komenton çdo pemë, nisi të tallet sepse të tallesh është gjëja më e thjeshtë në botë. Të punosh është një çikë më e vështirë. Ajo që nisi si një punë modeste në Parkun e Farkës, është kthyer sot në një hapësirë të jashtëzakonshme, ku po mbaron pedonalja, i është dhënë vlerë zonës aty, është kthyer në një mushkëri e dytë për Tiranën. Tirana ka Parkun e madh të Liqenit, i cili vizitohet ga rreth 250 mijë vizitorë, por besoj se parqet e vogla, si ky këtu në Liqenin e Prushit, ku planifikojmë të bëjmë një pedonale rreth tre kilometra të gjatë, është ideal për park lokal,” tha ai.

Kreu i Bashkisë shtoi se kjo stinë do mbyllet me një milionë pemë të mbjella në Tiranë, duke vijuar me objektivin për vitin 2030, me dy milionë pemë.

“Sot jemi në një situatë kur po i afrohemi mbjelljes së një milion pemëve. Këtë e them me krenarinë më të madhe! Jemi diku te 960 mijë pemë të mbjella që nga viti 2015, diçka që asokohe shihej me cinizëm nga ata që s’kanë bërë ndonjëherë një punë në jetën e tyre. Ky është një mesazh që çdo gjë mund të bëhet, por duhet punuar çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë, edhe nëpër rrugët urbane, edhe nëpër hapësirat e parqeve, që të themi me krenari se do e kapim misionin tonë, atë të mbjelljes së 2 milion pemëve deri në vitin 2030,” deklaroi ai.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.