Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KPK e shkarkon, prokurori-trupës gjykuese: Do të përballeni me mua!

09:54 / April 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kpk3
Foto ilustruse
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Sarandës Edison Ademi është shkarkuar nga KPK, për shkak të problemeve të tij me pasurinë dhe figurën. Por duket se vendimi atij i është dukur i padrejtë teksa ka replikuar në seancën që u dha vendimi me trupën gjykuese.

“Do të përballeni me mua!”, mësohet të ketë thënë kryeprokurori i Sarandës. Trupa gjykuese përbëhej nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo).

Edhe seanca dëgjimore ndaj tij u shoqërua me debate disa ditë më parë. Komisioni i Vettingut gjen me shkelje kreun e Prokurorisë së Sarandës. Edison Ademi është shoqëruar me persona që i ka pasur nën hetim për drogë e armë e ndërsa i janë gjetur shkelje edhe në deklarimin e pasurisë.

Vetë Ademi ishte i ashpër në përgjigjet e tij duke akuzuar ILDKPI se kishte shkelur ligjin dhe kishte cënuar sigurinë e tij duke publikuar deklaratat e tij në media.

Gjatë seancës dëgjimore pati debate edhe për pasurinë e prokurorit Ademi, ku ai kishte deklaruar saktë një apartament në qytetin e Vlorës por sipas KPK-s kishte shkelur ligjin e konfliktit të interesit, kur kishte marrë me qira në përdorim një sipërfaqe toke në Vlorë për 99 vite nga shteti.Edison Ademi kërkoi rihetim nga KPK por kjo kërkesë u refuzua, dhe këtë të martë u dha vendimi për shkarkimin e tij.

Këtë mëngjes KPK shkarkoi gjithashtu edhe kreun e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petkun për fshehje të pasurisë dhe kontakte të papërshtatshme.

edison ademi Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.