Kanceri i pashërueshëm i një adoleshenteje është hequr nga trupi i saj me përdorimin e parë të një lloji të ri revolucionar ilaçi. Të gjitha trajtimet e tjera për leuçemin e Alyssas kishin dështuar.
Kështu që mjekët në spitalin Great Ormond Street përdorën “redaktimin bazë” për të kryer një vepër të inxhinierisë biologjike për t’i prodhuar asaj një ilaç të ri. Gjashtë muaj më vonë kanceri është i padukshem, por Alyssa është ende duke u monitoruar në rast se ai kthehet.
Alyssa, e cila është 13 vjeç dhe nga Leicester, u diagnostikua me leukemi limfoblastike akute me qeliza T në maj të vitit të kaluar. Qelizat T supozohet të jenë kujdestarët e trupit – duke kërkuar dhe shkatërruar kërcënimet – por për Alyssa ato ishin bërë rrezik dhe po rriteshin jashtë kontrollit.
Kanceri i saj ishte agresiv. Kimioterapia, dhe më pas transplantimi i palcës së eshtrave, nuk ishin në gjendje ta çlironin. Pa mjekësinë eksperimentale, e vetmja mundësi e mbetur do të kishte qenë thjesht për ta bërë Alyssa të ndihej sa më rehat.