Deputetët në Holandë janë bërë bashkë, dhe dënonojnë sjelljen e Serbisë në veriun e Kosovës. Parlamenti miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit serbë, të paktën deri në mars të vitit 2023. Propozimi u dorëzua pasi “Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe ato të jashtme të BE-së”.
“Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, theksoi deputeti Joeren van Wijngarden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci.
Rrugët kryesore mbeten të bllokuara, në ditën e tretë të protestave të organizuara nga serbët etnikë. Mjetet e tonazhit të vendosura qe prej pasditen e së premtes në Rudarë, vazhdojnë të jenë në mes të rrugës.
Situata në veriun e Kosovës, ku gjatë ditëve të fundit janë shënuar një sërë incidentesh të dhunshme përshkallëzoi të mbrëmjen e së shtunës, pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe serbëve lokalë, si pasojë e arrestimit të një ish-zyrtari të policisë serbe, Dejan Pantiç.
