Kjo e hënë i gjeti banorët e Levanit në një protestë. Prej vitesh banorët e 10 fshatrave të njësisë administrative Levan në Fier, po vuajnë ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.
Situata bëhet veçanërisht problematike në stinën e dimrit, kur si pasojë e motit të keq ndërprerjet janë 24-orëshe. Banorët e këtyre fshatrave protestuan për situatën para Prefekturës Fier.
Pas takimit me Prefektin Shehaj, banorët janë shprehur mosbesues ndaj zgjidhjes së problemit teksa thanë se nëse nuk do të ketë një zgjidhje konkrete do të vazhdojnë përshkallëzimin e protestave deri në bllokim rruge.